Një pandemi që zhduki popullatat e iriqëve të detit në Detin e Kuq po përhapet edhe në pjesë të Oqeanit Indian dhe shkencëtarët në Izrael thonë se kjo rrezikon të bëhet globale.
Iriqët e detit janë mbrojtës të shkëmbinjve koralorë dhe humbja e tyre vë në rrezik edhe më shumë ekosistemin e brishtë të shkëmbinjve nënujorë. Kjo pandemi e iriqëve u vu re për herë të parë në Gjirin e Akaba në vitin 2023.
Shkencëtarët thonë se që atëherë kanë identifikuar patogjenin që qëndron pas kësaj sëmundje përmes analizave molekulare. Patogjeni duket se po lëviz në lindje drejt ujërave tropikale jashtë Azisë juglindore dhe në Australi.
Shkencëtarët thonë se për momentin nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar sëmundjen.
Ekipi i shkencëtarëve në Izrael po bashkëpunon me shkencëtarët në të gjithë rajonin për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur iriqët e detit.
Klan News