Rebelët mohojnë akuzat, është prekur 25% e trafikut botëror të internetit
Evidentohen dëme në linjat kabllore të internetit në Detin e Kuq. Sipas CNN, është goditur dhe prekur 25% e trafikut të internetit botëror.
Këto dëmtime ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e rrjeteve të komunikacionit global, duke detyruar furnizuesit e shërbimeve të riadresojnë ¼ e trafikut mes Azisë, Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Dëmt kanë ardhur pas konfliktit të fundit në Detin e kuq, ku rebelët Houthi vijojnë sulmet ndaj anijeve tregtare, pas një raporti të publikuar nga një gazetë izraelite ku aludohej që dëmet ndaj linjave nënujore të internetit ishin shkaktuar nga rebelët. Ndërkohë lideri i tyre në një reagim mohoi akuzat.
Gjithsesi kompania e telekomunikimit të Hong Kong “HGC Global” ka bërë të ditur se po punohet për reduktimin maksimal të problemeve që mund të hasin klientët dhe janë marrë masa për të menaxhuar trafikun e internetit duke ndihmuar edhe kompani të tjera të sektorit. Por nuk ka specifikuar se cili është dëmtimi që kanë pësuar linjat kabllore detare dhe as përgjegjësin e këtij dëmi.
Klan News