Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje te mbikalimi i Ishull-Lezhës.
Gazetari Martin Marku mëson se një furgon është përplasur me një motor. Për pasojë ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik./tvklan.al