Në vazhdim të turit të tij elektoral kandidati i PD-së Sokol Olldashi zhvilloi një takim me banorët e fshatit Gjegjan të komunës Kurian një Fier. Gjatë fjalës së tij Olldashi theksoi se një ndër prioritetet e PD-së gjatë mandatit të dytë do të vazhdojë të jetë përkrahja e shtresave në nevojë.
Sokol Olldashi: “Skema e asistencës sociale konsumonte në qeverinë socialiste 7 miliard lekë. Ne e kemi çuar në 15 miliard pra më shumë se sa dyfishin dhe kemi marrë përsipër që në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë individ në territorin e Republikës së Shqipërisë që do të ketë të ardhura më pak se sa 2 dollar në ditë. Për arsye se ky është limit i varfërisë se skajshme dhe ne nuk do të lejojmë që në territorin e kësaj republike të ketë njerëz që jetojnë në varfëri të thellë, sepse ne i kemi mundësitë t’ju gjendemi këtyre njerëzve pranë dhe ti bëjmë të jetojmë në kushte më njerëzore se sa ato që kanë deri sot.”
…
Kandidatit i PD për qarkun e Tiranës Arben Imami takoi banorë të zonës së fushës së Aviacionit të cilët shprehën shqetësimin e tyre përsa i përket jetës në kushte aspak favorizuese infrastrukturore. Banorët reaguan lidhur me vizitën që kryebashkiaku Edi Rama bëri në kuadër të fushatës elektorale pasi sipas tyre Rama ka premtuar disa herë rregullimin e infrastrukturës së zonës, por kjo ka ndodhur vetëm gjatë fushatave elektorale.
Qytetari 1: “Kryetari i bashkisë mos të shkojë të bëjë 100 m rrugë ta asfaltojë dhe një rrugicë, por të asfaltojë të gjithë këtë zonë që është një mikro-qytet.”
Qytetari 2: “Po ta marrë në dorë kryeministri këtë punën , duke parë çfarë pune e madhe është bërë në tërë Shqipërinë në rrugë e autostrada, kemi besim që ai e bën, por po ju la bashkisë them kështu do bëhet kjo punë.”
Arben Imami: “Ajo që them unë është që qeveria do të sigurojë fondet, do t’ia japi bashkisë dhe qytetarët, këshilltarët bashkiak duhet të përpiqen që projekti i një Tirane moderne, Europiane këtu në këtë vend të jetë i realizuar.”
….
Qyteti i Korçës ka qenë ndalesa e radhës e kreut aleancist Neritan Ceka për të bërë prezantimin e kandidatëve që kryesojnë listën për këtë qark.
Neritan Ceka: “Jemi në këtë simbol të Korçës, parkun ndoshta më të bukurin e Shqipërisë që është ruajtur me xhelozi, shenjë e qytetërimit dhe për të paraqitur dhe kandidatët tonë përpara 27 flamujve të BE-së të cilët synojmë edhe të flamurit të Aleancës Demokratike, të cilët e përfaqësojnë zgjedhjet e 28 qershorit Alketi dhe Katerina.”
…
Princi Leka dhe kryetari i PLL Ekrem Spahiu zhvilluan disa takime elektorale në komunat e rrethit të Matit duke mbështetur kandidatin e PLL Besnik Muratin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Princ Leka: “ … koalicionit i jepni mbështetje PLL, jepni mbështetje të djathtës shqiptare, jepni mbështetje koalicionit të djathtës shqiptare.”
Ekrem Spahiu: “Ju e keni kundërshtuar komunizmin që me 2 dhjetor të vitit 1945 dhe nuk jeni nënshtruar për 45 vjet. Ju e keni dëshmuar me votën tuaj pro nacionalizmit, pro zogizmit, pro demokracisë, që në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe nga kjo ditë e zgjedhjeve deri ditën e sotme … gjithmonë ka votuar legalistët, demokratët, nacionalizimin dhe demokracinë.”…/tvklan.al