Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, ka reaguar pas kritikave të shumta të marra pas një video me përmbajtje raciste ndaj lojtarëve të Francës, që u shfaq në profilin e tij.
23-vjeçari ka kërkuar falje, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për veprimin e bërë.
“Dua të kërkoj falje sinqerisht për një video të postuar në kanalin tim në ‘Instagram’ gjatë festimeve të kombëtares.
Kënga përfshin një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë. Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha forma dhe kërkoj falje që u përfshiva në euforinë e festimeve tona të Kupës së Amerikës, ajo video, ai moment, ato fjalë, nuk pasqyrojnë karakterin ose bindjet e mia.”, shkruan Fernandez.
Kënga me përmbajtje raciste ndaj francezëve, u këndua nga disa lojtarë të Argjentinës, gjatë festimeve të fitimit të Kupës së Amerikës.
Për lojtarët ka nisur edhe një hetim, ndërsa nuk përjashtohet një dënim nga FIFA. /tvklan.al