Ariana Sajous, një 26-vjeçare nga Franca merrte një mjekim për ekzemën që prej adoleshencës. Dermatologu i saj i kishte këshilluar një krem me përmbajtje asteroidesh, të cilin ajo e aplikonte sa herë që ekzema përkeqësohej.
Por kjo vazhdoi derisa trupi i saj nuk i përgjigjej më trajtimit. Në vitin 2017, gjendja e lëkurës së saj përkeqësohej edhe pse ajo vendoste shtresa të tëra të mjekimit, saqë ajo kuptoi se kjo nuk kishte të bënte më me ekzemën.
“Fytyra ime ënjtej dhe më krijoheshin kore të verdha, ishte shumë depresionuese dhe e tmerrshme, nuk dija se ç’po më ndodhte. Nisa të bëja kërkime në internet për të zbuluar shkakun dhe kështu gjeta profile TSW në Instagram”.
TSW (Topical Steroid Withdrawal) ose Tërheqja e Steroideve Sipërfaqësore është një problem i shkaktuar nga kremra apo pomada me asteroide të cilat janë përdorur për një kohë të gjatë. Është ende e paqartë për mjekët pasi nuk prek çdokënd, nuk ka një sasi të duhur që këshillohet për aplikim, siç ishte rasti i Ariana.
Nëntorin e shkuar, ajo ndaloi së përdoruri kremin me steroide për të hequr varësinë, por gjendja u përkeqësua para se të përmirësohej. Plagë dhe kore të dhimbshme iu krijuan në fytyrën, qafën dhe veshët e saj. Ajo nuk dilte nga shtëpia dhe ndiente turp ta shihnin familjarët, miqtë apo partneri. Shpesh detyrohej t’i thoshte të panjohurve që nuk kishte sëmundje ngjitëse.
Më pas, mori pjesë në një trajtim eksperimental të një mjeku japonez që mbështetej në përshpejtimin e heqjes së varësisë nga steroidet duke e trajnuar lëkurën të prodhonte kortizol. Kjo konsistonte në limitimin e ujit, që nuk duhet të kalonte më shumë se 1 litër në ditë, përfshirë ujin e ushqimeve, mospërdorim hidratantësh dhe dush vetëm për të pastruar infeksionet. Regjimi ishte specifik edhe për gjumin apo ushtrimin, ndërsa ushqimet duhet të jenë shumë të thata si frutat e thata, banane, gjalpë.
Ariana e vazhdoi këtë regjim të vështirë për 3 muaj gjatë të cilëve pa përmirësime të dukshme në lëkurë. Sot ajo ende përjeton shfaqje të ekzemës, por jo aq agresive sa më parë dhe mundet që të hajë çfarëdo ushqimi që dëshiron./tvklan.al