Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se mos larja e dhëmbëve rrit rrezikun e kancerit deri në 52 përqind.
Sipas ekspertëve amerikanë njerëzit që kanë një historik të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve janë më të rrezikuar që të preken nga tumoret në stomak dhe ezofag. Rreziku është edhe më i madh për ata që kanë humbur më parë dy ose më shumë dhëmbë.
“Këto të dhëna mbështesin rëndësinë e mikrobiomës orale në kancerin e ezofagut dhe stomakut”, shprehen studiuesit.
Studime të mëtejshme që vlerësojnë direkt mikrobin oral duhet të realizohen për të identifikuar bakteret specifike orale përgjegjëse. Ekspertët më tej shtojnë se gjetjet shtesë mund të të ndihmojnë në identifikimin e individëve në rrezik të lartë për shfaqjen e kancerit. /tvklan.al