Sfida e veçantë u zhvillua në Kinë
Një garë e veçantë mbi akull u organizua në qytetin Jinzhou, në verilindje të Kinës. 18 skuadra dhe rreth 200 pjesëmarrës u sfiduan në këtë garë kurioze me varka që kishin një dragua për t’u identifikuar.
Secila skuadër përbëhej nga 12 anëtarë që dhanë gjithçka për të fituar. Në këtë garë përshkohen disa qindra metra mbi sipërfaqen e një lumi të mbuluar nga akulli.
Kjo ngjarje tërhoqi spektatorë të shumtë. Synimi i kësaj gare është përkrahja e prodhuesve kinezë të materialeve për ski.
Tv Klan