Gara e Triathlonit për meshkuj në Lojërat Olimpike është shtyrë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së lumit Sena. Ajo ishte parashikuar të mbahej mëngjesin e së martës, por analizat treguan se nuk ishte përshtatshme që sportistët të hynin në ujë.
Organizatorët thanë se do të zhvillohet të mërkurën rreth orës 10:45 dhe pas garës së femrave. Nëse kushtet nuk do të jetë të duhurat edhe nesër atëherë dita e ardhshme do të jetë të premten.
Para nisjes së olimpiadës, shumë autoritete përfshirë kryetaren e Bashkisë së Parisit notuan në Senë për të treguar se ishte e pastër, ndërsa janë shpenzuar 1.4 miliard Euro për sistemet e filtrimit pas akuzave të ndotjes përtej normave të lumit që kalon mes kryeqytetit francez.
Pjesëmarrësit në garën e Triathlonit janë 55 dhe do të sfidojnë njëri-tjetrin në not, çiklizëm dhe vrap.
Tv Klan