Gazetarja Christiane Amanpour refuzoi kushtin e tij për të mbajtur shaminë në kokë
Presidenti iranian Ebrahim Raisi u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren veteran e CNN, Christiane Amanpour në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork pasi ajo refuzoi kërkesën e minutës së fundit për të mbajtur një shami në kokë.
Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte dhe me Raisin një ndihmës i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante një shami në kokë. Amanpour, e cila është rritur në Teheran më herët mbante shall në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet, por asnjëherë ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë për të kryer intervistë me një zyrtar Iranian në një vend si SHBA-ja që nuk e kërkon.
Ndihmësi i Raisi-t e bëri të qartë se intervista e cila do të ishte e para e presidentit iranian në tokën amerikane nuk do të ndodhte nëse ajo nuk mbante shami në kokë. Ai e quajti atë mungesë respekti dhe iu referua situatës në Iran, mbi protestat që përfshinë vendin.
“Këtu në Nju Jork, apo kudo tjetër jashtë Iranit, asnjë president iranian që nga viti 1995 – qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të vesh një shami në kokë”, tha ajo në programin “New Day” të CNN. Ligji iranian kërkon që të gjitha gratë të veshin mbulesë në kokë. Rregulli është zbatuar në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe është i detyrueshëm për çdo grua në vend duke përfshirë turistët, figurat politike dhe gazetarët.
Protestat antiqeveritare shpërthyen në të gjithë Iranin javën e kaluar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte në paraburgim, pasi u arrestua nga policia e Iranit për shkelje të ligjit për mosvendosjen e duhur të shamisë në kokë.
Vdekja e Amini ka nxitur një s zemërim për shkak të kufizimeve në liritë personale. Sondazhet dhe raportet në vitet e fundit kanë treguar se një numër në rritje iranianësh nuk besojnë se hixhabi ose shamia e kokës duhet të jetë e detyrueshme. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, me disa gra që kanë prerë flokët dhe djegur hixhabet në shenjë proteste kundër ligjit. Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se të paktën tetë persona janë vrarë në demonstrata.
Klan News