Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të spekulojnë për shkakun e rrëzimit të helikopterit, që vrau presidentin iranian Ebrahim Raisi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se nuk kishte informacion për shkakun e rrëzimit të helikopterit dhe se jo domosdoshmërisht kjo ngjarje mund të ketë ndikim të gjerë në sigurinë rajonale.

Nuk mund të spekuloj mbi shkakun”, tha Austin për gazetarët.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se “Teksa Irani zgjedh presidentin e ri, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për popullin iranian dhe përpjekjet e tyre për të drejtat e njeriut dhe për liritë themelore”./tvklan.al