Batutat në mbrëmjen e sotme tek emisioni “Kampionët” nuk kanë fund. “Më fal Marina se po e marr unë drejtimin tani,” ishte kjo fjali e Gentian Zenelajt që shkaktoi të qeshura në studio, teksa nga ana tjetër moderatorja Marina Vjollca duket se i dha “stafetën” aktorit për të drejtuar emisionin dhe u ul në vendin e tij.
Por s’kishin se si të mungonin ndërhyrjet epike të aktorit Rezart Veleshnja, i cili mes të qeshurash i thotë Zenelajt të mos harrojë të marrë edhe takat me vete.
Gentian Zenelaj: Peço edhe një pyetje, se ti jeton… Më fal Marina se po e marr unë drejtimin tani. Dhe një pyetje, se po bëj pyetje më të sakta se Marina, meqë jeton atje..
Marina Vjollca: Jo stop! Stop! Shko atje.
Gentian Zenelaj: Po shkoj moj se nuk e kam problem. Peço atëherë meqë në 2016…
Rezart Veleshnja: Merri edhe takat.
Gentian Zenelaj: Më jep edhe takat. Meqë në 2016 kishin 6 shqiptarë në kombëtare tani kemi vetëm 2. Si duken këto brezat e ri, mund të kemi breza më shumë në evropiane të tjera.
Arjan Peço: Po patjetër!
Gentian Zenelaj: Po flas për grupet nën mosha.
Arjan Peço: Po ka shumë lojtarë të talentuar tek moshat.
Gentian Zenelaj: Kemi shpresa për Zvicrën që të kemi kombëtaren tonë në Zvicër.
Arjan Peço: Jo vetëm për Zvicrën, por edhe për Shqipërinë./tvklan.al