Rëndësia e bashkëpunimit të vendeve demokratike me administratën e re të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ishte në fokus të Forumin e Sigurisë “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit në Europë”, të organizuar nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu së bashku me kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Robert Aderholt në Kongresin Amerikan në Uashington.
Mediu theksoi përpjekjet e aktorëve keqdashës si Rusia, Kina apo Irani duhen përballuar duke ndërtuar rrugë komunikimi ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mediu ngriti shqetësimin se për Shqipërinë dhe disa vende ballkanike ishte fenomeni i putinizmit të partisë në pushtet.
E pranishme në këtë forum ishte dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila theksoi se nga Presidenti Trump pret bashkëpunim me partnerët e SHBA.
Klan News