Daljet që Çlirim Gjata dhe të tjerë përfaqësues të PD bënin kokë më parë nga selia blu, sipas vetë atij kanë pasur një prapavijë të rëndë. Gjatë një bisede në Klan News, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, tregoi për urdhrat që sipas tij vinin papritur.
Çlirim Gjata: Ai nuk e do Partinë Demokratike për opozitë, ai e do për biznes. Kemi trajtuar herë pas here deklarata. Kemi dalë me emra kundër oligarkëve dhe papritur vihej heshtje. Ne dilnim në deklarata, përmendnim oligarkët, përmendim bizneset, korrupsionin që bënin me Edi Ramën. Pasi bënim deklaratën, heshtje totale, ndërpritej gjithçka. Sot jam i bindur që këto kanë shërbyer si gjoba. Pra, dil bëj deklarata, ata paguanin gjoba dhe ne demokratët rrinim.
Ndarja Bashës me ata që mbështesin Berishën është aq e fortë, sa kryedemokratin e krahasojnë me diktatorin Enver Hoxha. Si e priti Çlirim Gjata përjashtimin nga partia.
Çlirim Gjata: Enver Hoxha që nga viti 48 me Koçi Xoxen dhe deri tek i fundit, Kadri Azbiu në 82-shin ka larguar dhe ka shkarkuar për 35 vjet sa ka larguar Lulzim Basha nga Shtatori e këtej për 6 muaj.
Teksa Sali Berisha dhe Flamur Noka dëshmuan sot në prokurori për ngjarjet e 8 Janarit, Gjata dhe se selia e PD shumë shpejt do u kthehet demokratëve.
Klan News