Odiseja gati një vjeçare e krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë duket se po shkon drejt fundit dhe në këtë mënyrë edhe zgjedhja në muajt në vijim e një prokurori të ri të përgjithshëm me mandat 7-vjeçar.

Nga procesverbali i grupit të punës pranë Avokatit të Popullit që mban datën e sotme sekretari i përgjithshëm Fatbardh Zenelaj konfirmon se në momentet e fundit të afatit zyrtar tre nga pesë kandidatet e shoqërisë civile Alfred Balla, Entela Hoxha dhe Andi Muratej kanë arritur të plotësojnë të gjitha kriteret formale ligjore.

Këtë lajm e ka konfirmuar ekskluzivisht për Klan Plus edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi.

Ne këtë mënyrë pritet që pas seancës dëgjimore të së premtes, lista me tre kandidatet t’i paraqitet komisionit të shoqërisë civile i drejtuar nga Andi Dobrushi dhe me tej kuvendit që do të zgjedhë me votim një prej tyre në përbërje të KLP.

Mbyllja e këtij procesi i hap dritën jeshile jo vetëm zgjedhjes se kryeprokurorit te ri, por edhe votimit në kuvend të kandidatëve për këshillin e lartë gjyqësor dhe krijimit të njësisë antikorrupsion SPAK.

Klan Plus