Rreth 500 vjet më parë, një ushtar mesjetar vdiq në fundin e një liqeni në Lituani dhe për shumë shekuj u mbulua nga balta. Por çudirat për 2020 nuk kanë fund. Pasi dalëngadalë ky ushtar doli në sipërfaqe.
Mbetjet u gjetën gjatë inspektimeve në liqenin Asevja në thellësinë 9 metër. Pavarësisht se ai ishte i mbuluar nga rëra, nuk ishte çështje varrimi, shprehet arkeologia Elena Pancknaite.
Sipas ekspertizës, u përcaktua se ky person ishte i seksit mashkull dhe kishte vdekur rreth shekullit 16, por ende nuk dihen shkaqet.
Armët dhe mjetet e tjera që u gjetën pranë trupit nënkuptonin se ai kishte qenë ushtarak. Eshtrat e një personi që nga koha e luftës janë gjendur shpesh në Lituani, por kurrë ato të një personi nga mesjeta.

“Për momentin mund vetëm të presupozojmë se këto mbetje njerëzore mund të kenë lidhje me një urë që të çon në kështjellën e Dubingiai. Shpresojmë që vitin tjetër të tregojmë historinë e këtij ushtari”, shprehet arkeologia.
Ushtari kishte rrip lëkure, shpatë dhe dy thika me dorezë të drunjtë. Gjetja e këtij skeleti, ishte sa surprizuese, aq edhe mahnitëse./tvklan.al