Në mbrëmjen e dhjetë rrjedha e “Gjeniu i Vogël” nuk ishte ajo e zakonshmja. Asnjë nga fëmijët nuk u skualifikua. Në fund kur do të përcaktohej se kush do të vazhdonte garën e kush do të shkonte në sfide Vikena Kamenica refuzon të zgjedhe mes Elitit, Megit dhe Gretës.

Vendimi për të mos larguar askënd nga gara, ku siç thotë e Pirro Çako, laku sa vjen edhe ngushtohet, u erdhi për mbare edhe tre anëtarëve të tjerë të jurisë.

Fjala e fundit i takoi produksionit që u artikulua nga Adi Hila. Vikena Kamenica rikthehet në karrigen e gjyqtares për mbrëmjen finale, e deri atëherë gara vazhdon për 13 gjeni.

TV KLAN