Kritikat e Gentian Zenelajt për Gjermaninë në Euro 2024, u pasuan me disa batuta në studion e “Kampionët”. Ishte aktori Rezart Veleshnja i cili iu kundërpërgjigj për skuadrën, sigurisht me humor.
Gentian Zenelaj: Gjermani e vakët, s’ka akoma shkëndija të forta! Sulmi ishte sulm, goli realizohej. Tani me gabime trashanike në mbrojtje.
-E ke parë më serioz se kaq Gentin ndonjëherë?
Gentian Zenelaj: Nëse bëni pyetje serioze, përgjigjie serioze do keni…
Rezart Veleshnja: Turp të kesh! Unë jam me Gjermaninë, dhe ti të më shash mua Gjermaninë.
Gentian Zenelaj: Gjermaninë tënde?!
Rezart Veleshnja: Gjermaninë time! E imja ajo, se ne e kemi zakon që t’i ndajmë. Ne dhe në kafe kur ulemi shohim një grup gocash, njëri thotë ej shihe çik atë bjonden time. Po ajo brunja ime sa e mirë është! Ndërkohë ato janë të martuara, po këto i kanë bërë të vetat. Bëj shaka o burrë se jam me Hollandën.
/tvklan.al