Qeveria gjermane është skeptike për idenë e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët, ministri gjerman theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje, por për shkëmbimin e kufijve qeveria federale e Gjermanisë është shumë e përmbajtur dhe skeptike.

“Ne kemi zhvilluar biseda të ndryshme me përfaqësues të vendeve të rajonit. Ekziston frika që të mbërrihet në shkëmbimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ekziston edhe frika e një efekti domino. Jemi skeptikë dhe diskretë me këtë pikë. Është çështje që duhet të sqarohet.

Ideja për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi ka nevojë për sqarim. 

Nëse korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e kësaj zgjidhje, ne jemi vërtetë skeptikë edhe të përmbajtur”

, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë. /

tvklan.al