Gjermania është shprehur kundër vendosjes së tarifave deri në 45% mbi automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë.
Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë Automobilistike (VDA), Hildegard Mueller e quajti vendimin e BE-së, si një mënyrë për të krijuar mosmarrëveshje akoma më të mëdha tregtare.
“Vendimi mund të jetë fillimi i një përshkallëzimi të mëtejshëm të mosmarrëveshjeve tregtare me Kinën. Peshën më të madhe e ndjejnë konsumatorët, sepse tarifat do t’i bëjnë makinat elektrike më të shtrenjta”.
Mueller thotë se ekzistojnë mundësitë që Gjermania të mos shihet si një alternativë e mirë për biznes nga shumë vende.
“Ne duhet të trajtojmë përfundimisht shkaqet, mungesën e konkurrencës sonë, për shembull, energjinë më të lirë, më shumë lëndë të para dhe marrëveshje tregtare me rajone të tjera dhe shumë më tepër”.
Por votimi i vendeve anëtare shfaqi përçarje të thellë, sidomos mes fuqive kryesore ekonomike të bllokut, Francës e Gjermanisë. Gjatë votimit të premten, 10 anëtarë të BE-së mbështetën tarifat dhe pesë votuan kundër, 12 abstenuan.
Edhe pse konsensusi politik thotë se praktikat e padrejta tregtare të Pekinit meritojnë një përgjigje të fortë dhe të bashkuar, frika nga hakmarrja tregtare e Pekinit duket se ka zbehur vendosmërinë e shumë kryeqyteteve.
Klan News