Këtë të diel, u luajtën gjashtë ndeshjet e javës së 27-të në Kategorinë e Parë.
Vora u “shtang” nga Apolonia, pasi barazoi 1-1 në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai mbetet në krye me 67 pikë, vetëm 2 pikë më shumë se Flamurtari.
Vlonjatët triumfuan në shtëpi ndaj Kastriotit me përmbysje, me rezultatin 2-1, falë golave të shënuar në pjesën e dytë.
Besa nuk fali ndaj Lushnjës, një sfidë ku kavajasit fituan pastër me rezultatin 3-0. Me këtë sukses, verdhezinjtë mbajnë vendin e tretë me 58 pikë.
Kukësi fitoi pa shumë vuajtje ndaj Erzenit me rezultatin 3-0. Fitore të rëndësishme mori edhe Korabi ndaj Valbonës me rezultatin 2-1, ndërsa Burreli triumfoi minimalisht ndaj Pogradecit.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al