Berat Gjimshiti ka humbur grumbullimin me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sipas raportimeve nga Italia, mbrojtësi ka pësuar një ndrydhje në këmbën e tij të djathtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për disa ditë.

Për fatin e mirë, analizat mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë frakturë dhe për këtë arsye dëmtimi duket i kalueshëm.

Megjithatë, Gjimshitit do i duhet pak kohë për tu rikuperuar dhe për këtë arsye nuk do të jetë në grumbullimin e Shqipërisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se lojtari do të qëndrojë tek Atalanta, për të vazhduar fazën e rikuperimit, ndërsa pritet të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve. /tvklan.al