“Gjirokastra mirëpriti për herë të parë Kampionatin Europian të Parashutizmit i cili erdhi në edicionin e tij të tetë ku më tepër se 100 pilotë nga 22 vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e këtij kampionati”, raporton gazetarja Dorina Muhaj.

Aktiviteti u zhvillua për 1 javë në aerodromin e Gjirokastrës. Vetë pjesëmarrësit vlerësojnë garën e fortë.

“Më vjen mirë që të gjithë janë kënaqur dhe sigurisht për suksesin e garës e tregon edhe arritja e numrit makismal të raundeve.”

“Ka qenë shumë e vështirë sepse kemi pasur të bëjmë me pilotët më të mirë dhe disa prej pilotëve këtu janë të botës.”

“Prej fillimit kanë qenë rezultate të ngushta me një cm dhe ashtu përfundoj gara në fund.”

Të lumtur për pjesëmarrjen ndihen edhe parashutistët nga shtetet e huaja.

“Ishte kompeticioni më i mirë ku unë kam marrë pjesë deri tani. Jam ende shumë i ri dhe ndihem shumë mirë.”

“Kushtet ishin shumë të mira për hedhje. Organizimi dhe gjithçka shkoi shumë mirë.”

“Ishte shumë e çmendur. Gjithçka u mbyll me 12 raunde me nga 7 sportistë. Garë shumë e fortë dhe për këtë ndihem mirë.”

Organizatorët vlerësojnë kushtet e pistës së aerodromit ku u zhvillua aktiviteti.

Alket Islami, organizator: Tregon që mund të bësh aktivitete të këtij lloji këtu pafund në të ardhmen që ta kthejmë Gjirokastrën në një vend të shumëkërkuar jo vetëm për këtë displinë, por edhe për disiplina të tjera.

Në përfundim të garës individualisht me çmim të parë u vlerësua parashutist nga Serbia ndërsa si ekip, garuesit nga Republika Çeke.

Klan News