Tre rusë vendosën një rekord botëror javën e kaluar duke u hedhur me parashutë nga stratosfera e Tokës në Polin e Veriut. Mikhail Korniyenko, Alexander Lynnik dhe Denis Yefremov u hodhën nga një aeroplan Ilyushin-76 në një lartësi prej 10,500 metrash dhe qëndruan rreth dy minuta e gjysmë në rënie të lirë përpara se të hapnin parashutat e tyre.
Zbritja në tokë është kapur në këtë video spektakolare.
Pavarësisht se mbanin maska të ngrohta të tre patën probleme me lëkurën e fytyrës për shkak edhe të temperaturave shumë të ulwta.
Testimet e ndryshme në në Arktik pritet të marrin një rëndësi më të madhe pasi disa vende duke përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën konkurrojnë atje për burime, rrugë tregtare dhe avantazhe ushtarake.
Hedhjet me parashutë në lartësi të madhe në zonën e Arktikut janë shumë të rralla. Deri më tani është bërë i ditur vetëm një rast. Pikërisht katër vjet më parë, në prill 2020, pjestarë nga Forcat e Armatosura Ruse kryen një hedhje me parashutë në grup.
Klan News