40 artizanë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Gjirokastër. Në Panairin e Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore ata ekspozuan punime dhe produkte të ndryshme. Disa prej tyre vinin për herë të parë në këtë panair.
“Kjo është hera e 11 që vij në Gjirokastër. Ky panair tashmë është tradicional në javën e trashëgimisë tradicionale dhe jemi shumë të kënaqur edhe nga mikpritja gjirokastrite pasi që gjirokastrit njihen për mikpritjen.”
“Kemi çanta me punim dore, kurora, korse, fustane. Ka interes.”
“Po ka interes sepse çantat janë shumë të punuara me kualitet dhe janë trendi kjo puna e dorës me çanta.”
Panairi është kthyer në një traditë në qytetin e gurtë.
“Interesi ka qenë i shumtë sidomos nga turistë që duan të njohin më shumë punimet artizanale që prodhohen në trevat tona. Gjithashtu kemi pasur demonstrim live të punimeve të tyre.”
Aktiviteti u organizua në kuadër të javës së trashëgimisë kulturore.
Klan News