Në këtë periudhë të festave të fundvitit, Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Vlerave historike, ndërtimore, traditave të pasura i është shtuar dhe dekori shumëngjyrësh duke e bërë qytetin më tërheqës.

Pjesëmarrës në aktivitetet kulturore, fshatin e festave në zonën historike, koncertet e përnatshme, etj janë edhe turistët nga vende të ndryshme të botës.

“Unë e dua Shqipërinë, është hera e dytë që ndodhem në vendin tuaj dhe vendosëm të vizitonim në këtë periudhë Gjirokastrën sepse në verë ka shumë turistë, mendoj se këtu gjithçka është e bukur.”

“Më pëlqen Shqipëria, vendosëm të vinim këtu dhe ta vizitonim këtë qytet edhe si një surprizë për festat e fundvitit, jemi duke shijuar ditën e parë të turit tonë dhe le të zbulojmë gjërat e bukura që na presin.”

“Mendoj se është vërtet këndshëm të kalojmë pushimet dimërore në Shqipëri, në këtë qytet Dhjetori është plot ndriçim dhe drita, festimi i fundvitit është mjaft i bukur në Gjirokastër.”

“Është një qytet i bukur me njerëz të cilët festojnë këndshëm plot gëzim, mendoj se atmosfera e këtushme të jep një ndjesi të këndshme.”

Përgjatë këtij viti, qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat u vizituan nga rreth 700 mijë turistë, 80% e të cilëve të huaj, duke e bërë turizmin promotorin e zhvillimit të ekonomisë lokale.

Tv Klan