Nga Janari në Tetor të ketij viti kanë qenë 1.2 milionë turistë që kanë vizituar sitet kulturore, duke kapërcyer shifirat e të gjithë vitit 2023 duke e regjistruar 2024-ën si vitin më të mirë.
Qyteti i Gjirokastrës, vazhdon të mbetet një ndër destinacionet kryesore për turistët e huaj edhe ata vendas. Qyteti e Gjirokastrës dhe rrethinat përreth e kanë vuzituar më tepër se 500.000 mijë vizitorë, ndërkohë që kalaja e qytetit mbetet një ndër pikat kyçe ku turistët zgjedhin padyshim që ta vizitojnë atë. Prej Janarit në muajin Tetor, kalanë e qytetit e kanë vizituat 250 mijë vizitorë.
“Jam nga Kalifornia, dhe ndërsa po planifikoja udhëtimin tim në Shqipëri, mu duk shumë interesante Gjirokastra dhe ndaj zgjodha të shikoja këtë qytet të mrekullueshëm, shumë të veçantë, që më ka pëlqyer shumë”, thotë një turiste amerikane.
Pas Gjirokastrës që kryeson listën e destinacioneve më të frekentuara, vjen Parku i Butrintit me 195 mijë vizitorë, Muzeu i Krujës me 160 mijë, Parku Arkeologjik i Shkodrës me 146 mijë, dhe Apollonia me 117 mijë vizitorë.
Ato që kanë shënuar një rritje më të madhe përgjatë këtij viti janë Parqet Arkeologjike me 49%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kalatë me 27%, dhe muzetë me 25%.
Turizmi kulturor ka sjellë mbi 443 milionë Lekë, ose 40% më shumë se 10-mujori i vitit të shkuar.
Tv Klan