Gjykata nuk pranon pushimin e çështjes për 74-vjeçarin. Ai akuzohet për trafik kokaine
Beteja e Selim Çekajt, me drejtësinë do të vazhdojë. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar SPAK për 74-vjeçarin. Togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për pushim të çështjes ndaj Selim Çekajt.
Ai dyshohej për trafikimin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë të një sasie prej 49 kg lëndë narkotike. Gjykata kërkon nga SPAK që të kryejë edhe disa veprime të tjera hetimore në lidhje me këtë çështje.
Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, qe u gjet në një kontenier babanesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij.
Selim Çekaj, është babai i Arbër Çekaj i dënuar me vendim të formës së prerë për trafikimin e sasisë më të madhë të kokianës të kapur në vendin tonë. Bëhet fjalë për 613 kg kokainë që u kap në Shkurt të 2019-ës.
Selim Çekaj u arrestua në Prill të 2021-it dhe qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua. Gjykata e pranoi kërkesën e tij për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së madhe.
Në atë kohë konteineri i kompanisë së Selim Çekajt ishte nën vëzhgim nga autoritetet si kompani me risk. 49 kg kokainë ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banana.
Prokuroria e Posaçme ka ndarë një tjetër procedim dhe është duke hetuar për të zbuluar se kush janë porositësit e vërtetë të 49 kg kokainë.
Klan News