Gjykata e Posaçme konfirmoi këtë të hënë masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Astrit Avdylin.
Ky i fundit u arrestua të shtunën në Shijak disa javë pasi SPAK e shpalli në kërkim me dyshimet se kishte bashkëpunuar me ish-deputetin Arben Ndoka, për të eleminuar Durim Bamin.
Gjatë arrestimit Avdylit iu sekuestrua edhe një armë zjarri tip pistoletë.
Tv Klan