Agjentët amerikanë kanë bërë të mundur arrestimin e dy udhëheqësve të lartë të kartelit meksikan të drogës së Sinaloas.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Ismael Zambada Garcia i njohur ndryshe edhe me emrin si “El Mayo” dhe djali i “El Chapo” u arrestua po ashtu ditën e djeshme në El Paso, Teksas dhe u ekstraduan për në SHBA.

Joaquín Guzmán Lopez është një nga djemtë e El Chapo dhe u ngrit në udhëheqjen më të lartë të kartelit në 2017 kur babai i tij u ekstradua në SHBA.

Në një deklaratë me shkrim të enjten, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland tha se ata udhëheqin një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.

Dyshja e arrestuar do të përballet me disa akuza të forta në SHBA si, “udhëheqje e operacioneve kriminale të kartelit të drogës”, si dhe “prodhimi dhe trafikimin e fentanilit vdekjeprurës”.

Zambada themeloi kartelin Sinaloa së bashku me El Chapo dhe përballet me një sërë aktakuzash për krime që lidhen me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në SHBA

“Fentanili është kërcënimi më vdekjeprurës i drogës me të cilin është përballur ndonjëherë vendi ynë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk do të pushojë derisa çdo udhëheqës i kartelit, anëtar dhe bashkëpunëtor përgjegjës për helmimin e komuniteteve tona të mbahet përgjegjës”, shtoi Garland.

Autoritetet amerikane kanë vërejtur më parë se fentanili konsiderohet si shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët kryesisht nga mosha 18 deri në 45 vjeç.

Sipas prokurorëve amerikanë karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogërave në SHBA dhe aq më tepër i drogërave të forta.

Arrestimi i djeshëm nga autoritet e SHBA konsiderohet si një prej goditjeve më të mëdha ndaj kartelit Sinaloa, bashkëthemeluesi i të cilit “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në SHBA. Ai u dënua në vitin 2019 si udhëheqësi i këtij karteli të madh të trafikimit të narkotikëve.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán po vuan një dënim të përjetshëm pasi u arrestua në qytetin turistik të plazhit Mazatlan, Meksikë, dhe u ekstradua në SHBA

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se pas arrestimit të tij, disa nga djemtë e tij të thirrur ndryshe me nofkën “Chaptions” trashëguan kontrollin e organizatës së të atit.

Ovidio Guzman Lopez, një nga djemtë e “El Chapo” u arrestua vitin e kaluar dhe u ekstradua në SHBA. Ndërkaq arrestimi edhe i një prej djemve të tjerë të themeluesit të kartelit të Sinaloas është një goditje e rëndë për grupin e strukturuar kriminal.

Ovidio Guzman Lopez u arrestua me dyshimin për akuza të lidhura me drogën në një operacion të kryer nga autoritetet federale të qytetit të Meksikës.

Gjatë një deklarate për mediat drejtoresha e Administratës Amerikane kundër Drogës, Anna Milgram tha: Kjo është një goditje në zemër e kartelit që është përgjegjës për shumicën e drogës, përshirë fentanili dhe metafetaminën, dy drogëra që po vrasin amerikanët.

Autoritetet amerikanë nuk kanë dhënë ende detaje nga arrestimi i dy liderëve të bandës kriminale, por sipas informacioneve që kanë arritur të sigurojnë mediat ndërkombëtare bëhet e ditur se Zambada 76 vjeç, u mashtrua për të hipur në aeroplan nga një anëtar i rangut të lartë të Sinaloas, pas një operacioni njëmujor nga Hetimet e Sigurisë Kombëtare dhe FBI.

Thë New York Times, duke cituar zyrtarët amerikanë tha se se djali i Guzmanit e bindi Zambadan të hipte në avionin privat, që fluturoi drejt El Pasos, “nën pretendime të rreme”.

Dyshja u arrestuan në El Paso, Teksas, pasi zbritën nga një aeroplan privat që u transportua nga Meksika nga FBI.

Zambada, 76 vjeç është bashkëthemelues i kartelit dhe është përshkruar nga InSight Crime si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në historinë amerikane.

Besohet se ai nuk ka vuajtur kurrë ndonjë dënim në burg dhe se autoritetet amerikane po e ndiqnin atë për dekada me radhë. Saqë për çdo informacion që do të depozitohej dhe do të ndihmonte në kapjen e tij autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej më shumë se 15 milionë dollar.

Karteli, që është themeluar në shtetin veriperëndimor të Sinaloas, është një prej grupeve më të fuqishme dhe më të dhunshme kriminale të Meksikës.

Pankarta në qytetin meksikan të Sinaloas pë rrëmbimin e 66 personave.

Viktimat e luftërave mes karteleve të drogës përfshijnë pjesëtarë të bandave, personel të sigurisë dhe gazetarë, të cilët janë në mesin e më shumë se 450 mijë personave të cilët kanë mbetur të vrarë, që kur qeveria e Meksikës nisi ofensivën ushtarake në vitin 2006 kundër kartelave të drogës.

Ndërkaq në SHBA janë regjistruar më shumë se 107 mijë vdekje si pasojë e mbidozës së drogës dhe fentanili është përgjegjëse e rreth 70% të numrit të vdekjeve. Kjo drogë më e fuqishme se marijuana shpesh prodhohet nga produkte që merren nga kina më pas përpunohet dhe kontrabandohet nga Meksika, kryesisht nga karteli Sinaloa.


/tvklan.al