Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer në Spanjë, me fanellën e Granadës.
Sulmuesi ishte sërish protagonist me gol, në La Liga 2. Beratasit, shënoi në barazimin 2-2, që skuadra e tij mori ndaj Malaga-s.
Uzuni shfrytëzoi në maksimum një top në zonë në minutën e 77-të, për ta ndalur në fundin e rrjetës.
Shqiptari i dha avantazhin 2-1 vendasve, por miqtë barazuan në minutat e fundit.
Ky është goli i dytë radhazi për Uzunin në kampionat, pas atij të shënuar ndaj Elche-s, pak ditë më parë.
Të premten, golin e gjeti edhe Taulant Seferi, që shënoi për herë të parë në Turqi, me fanellën e Bodrumspor, skuadër në të cilën u transferua gjatë merkatos. /tvklan.al