Pas 23 ditësh, policia e Tiranës ka arrestuar tre grabitësit e bankës në zonën e ish-Bllokut.  Në pranga ka përfunduar: Roland Liti (Zekaj), 37 vjeç; Alan Babamato, 23 vjeç dhe Robert Kulla, 35 vjeç. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje.

https://www.youtube.com//embed/kb8GfS8NiC8

Gjatë kontrollit të banesave të tyre policia gjeti: një automjet “Benz” tip ML, me targe AA205KA; një automjet “Opeal” tip Corsa, me targe AA178NC; një shumë prej 16.730 dollarë amerikane; një shumë prej 10.480 euro; 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare; karta SIM dhe aparate celulare; një sasi fishekësh arme gjahu si dhe sende të tjera që shërbejnë për hapje dyersh.

banka-3-768x576

Tre autorët kanë marrë nga banka rreth 20 milionë lekë të reja.  Ngjarja u njoftua mëngjesin e 8 gushtit nga punonjësit e bankës, e cila ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, në qendër të Tiranës.

grabitja-768x439

Në mëngjesin e kësaj dite është parë një e çarë në mur me përmasat 30 me 50 cm. Sipas policisë pasi është hapur e çara autorët kanë thyer kasafortën duke marrë shumën e parëve dhe duke u larguar nga aty pa lënë gjurmë. /tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/pMrgfXdoA-M