Gjurmët e dhunës së një nate më parë shihen kudo

Mëngjesi i së premtes e gjeti të qetë kryeqytetin, por gjurmët e protestës së zhvilluar një natë më parë duken ngado.

Dyert dhe dritaret e Muzeut Kombëtar janë thyer. Llamarinat dhe raftet bllokojnë përkohësisht hyrjen në të.

Nga përballja mes protestuesve dhe policisë në Ministrinë e Brendshme dëmet e godinës janë të dukshme.

Të njëjtin fat pati edhe Ministria e Financës që ndodhet përballë saj. Në selinë e Partisë Socialiste janë thyer xhamat. Dëme kanë pësuar edhe zyrat e Kuvendit e Kryeministria.

Në zonën e ish-Bllokut rutina vijon normalisht, por shumë nga tabelat e sinjalistikës rrugore mungojnë. Të dëmtuar janë edhe semaforët.

Për shkak të mosfunksionimit të tyre, në të dy kryqëzimet e Unazës lëvizja e makinave është kaotike. Në një tjetër kryqëzim orintimi i lëvizjes bëhet nga policët rrugorë.

Valës së zëmërimit nuk i shpëtuan as disa kioska.

Tv Klan