Verifikim pasurisë së biznesmenit Nazmi Çangu
Policia është duke verifikuar pasurinë e biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u grabit dy ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar. Krahas veprimeve hetimore për zbardhjen e grabitjes, për shkak të deklarimit të një shume prej 100 mijë eurosh kesh në banesë, hetuesit kanë nisur verifikim kryesisht.
Ndërkohë, efektivë të Policisë kanë qenë sërish këtë të hënë në banesë për të grumbulluar prova të tjera, por edhe ripyetur biznesmenin. Marrja në pyetje nuk është realizuar, për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Ndryshe nga një ditë më parë gjendja shëndetësore e kryefamljarit Nazmi Çangu është përkeqësuar duke kërkuar edhe prezencën e një mjeku në familje. Sipas familjarëve ai e ka të pamundur të komunikojë me pjesën e jashtme, qoftë edhe me efektivët e policisë pasi po mbahet me oksigjen”.
Paraprakisht policia dyshon se grabitësit kanë pasur informacion mbi shumën monetare që Nazim Çangu mbante në banesën e tij, çka ka sjellë dhe më pas dhe organizimin e grabitjes. Nazmi Çangu u torturua në banesën e tij deri në momentin që grabitësit që dyshohet të kenë qenë mbi dhjetë persona, kanë marrë çelësin dhe kanë grabitur 100 mijë euro dhe sende me vlerë.
Tv Klan