Një i djalë i ri shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale të Kilkis në Greqi. Sipas mediave greke, viktima është 26 vjeç dhe ishte bari. Viktima u gjet nga një banor i zonës.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, është përjashtuar pista e vrasjes apo e ndonjë vepre penale. Dyshohet se bariu shqiptar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. Trupi i pajetë i 26-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
/tvklan.al