Një helikopter është rrëzuar në zonën detare mes Poros dhe Galata në Greqi.
Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, helikopteri që u rrëzua i përket një kompanie ajrore dhe po fluturonte nga Galata drejt aeroportit ndërkombëtar të Athinës.
Në bord kanë qenë tre persona, piloti dhe dy pasagjerë rusë, të cilët kanë humbur jetën.

Drejt vendngjarjes shkuan ekipet greke të emergjencës. Dyshohet se helikopteri preku telat e korrenti, çka shkaktoi rrëzimin në det. Shkëputje energjie është raportuar në Poros. /tvklan.al