Politika monetare, ekonomia e vendit dhe mbikëqyrja e sektorit bankar ishin në fokus të takimit të Guvernatorit Gent Sejko së bashku me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë të Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ndër të tjera Guvernatori Sejko u ndal edhe tek programi i financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm.

“Ky program synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare që mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset që operojnë në Shqipëri. Teksa aksesi në financim kryesisht për sektorin e bujqësisë, ka qenë më i kufizuar, ndaj Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbështesë këtë sektor, si dhe agroturizmin dhe gjithë bizneset e tjera të vogla dhe të mesme me një program në vlerën e rreth 25 miliardë Lekëve”, u shpreh Gent Sejko.

Ndërsa drejtori ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli shprehu vlerësimin e tij për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vendin tonë.

Klan News