Kryeministri grek Kyrjakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut duke theksuar se Athina nuk do të ratifikojë memorandumet me fqinjin, pa respektimin absolut nga ana e tyre të Marrëveshjen e Prespës. Mistotakis tha se nëse kjo ndodh, rruga e maqedonasve drejt Europës do të mbetet e mbyllur.
“Nga zemra e Maqedonisë do të jem absolutisht i qartë. Demokracia e Re nuk e kishte votuar Marrëveshjen e Prespës, por ne kishim thënë që pasi të votohet duhet ta zbatojmë. Nëse disa mendojnë se mund ta mos e respektojnë atë Marrëveshje, ata duhet qe të dinë dy gjëra: Së pari Për ata që besojnë se mund të mos e respektojnë marrëveshjen e Prespës, dijeni se rruga e tyre drejt Europës do të mbetet e mbyllur. Së dyti, memorandumet me Shkupin nuk do të ratifikohen ne parlamentin tonë derisa të ketë përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes se Prespës.”
Kandidati për kryeministër në Shkup, Misckovski dhe presidentja Davkova kanë vënë në pikëpyetje emrin e shtetit Maqedonia e Veriut i vendosur në marrëveshjen me Greqinë pas 27 vitesh bllokimi të rrugës së integrimit evropian.
Gati një muaj para zgjedhjeve evropiane të qershorit Kyriakos Mitsotakis dhe partia e tij “Demokracia e Re” janë në një avantazh të qartë me rivalet e së majtës.
Klan News