Barcelona ka arritur një marrëveshje sekrete me Antoine Griezmann dhe francezi do të shkojnë në klubin katalan këtë verë. Mediat spanjolle shkruajnë se akordi është arritur mes palëve, madje parashikon edhe një dëmshpërblim në rast se transferimi dështon.
Kjo do të thotë se nëse Barça heq dorë nga futbollisti deri në Qershor, 26-vjeçari do të rikompensohej financiarisht dhe anasjelltas, nëse Griezmann ndërron mendje, ai do të dëmshpërblejë Barcelonën.
Në Itali, Milan që shpenzoi 240 milionë në merkato kërkon të shfrytëzojë më së miri këtë investim në lojtarë duke marrë një trajner ambicioz. Maurizio Sarri është i preferuari megjithëse ka një klauzolë shitjeje prej 8 milionë eurosh. Teknikut i skadon kontrata në Qershor dhe kuqezinjtë pritet t’i ofrojnë 3.5 milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që paguhet tek Napoli.
Tv Klan