Një grua në gjendje kome prej rreth 14 vjetësh ka sjellë në jetë një fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e pazakontë ka bërë që autoritetet në Arizona të nisin një hetim për abuzim seksual, ndërkohë që po përpiqen të përcaktojnë sesi mbeti shtatzënë gruaja dhe kush është babai i fëmijës.
Amerikanja
AZ Family
raportoi se pacientja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është në gjendje vegjetative prej 14 vjetësh pasi i shpëtoi vdekjes nga mbytja.
Po sipas kanalit amerikan të lajmeve, gruaja lindi muajin e shkuar në një klinikë në Phoenix. Bebja lindi më 29 Dhjetor dhe gëzon shëndet të plotë.
Nëna thuhet se është paciente në Hacienda Healthcare, në Phoenix. Një burim i tha
AZ Family
se askush nga stafi nuk ishte në dijeni që ajo ishte shtatzënë, deri në momentin që po vinte koha për të lindur.
Ngjarja në fjalë solli dorëheqjen e shefit ekzekutiv të korporatës që kishte në përgjegjësi klinikën në fjalë. Ndërkohë, një zëdhënës i policisë tha se rasti është nën hetim, por nuk pranoi që të jepte detaje të tjera.
Edhe protokolli në klinikë mësohet se është ndryshuar dhe çdo anëtar mashkull i stafit që futen në dhomën e pacientes, duhet të jetë i shoqëruar nga një punonjëse femër.
/tvklan.al