Donald Trump triumfon edhe në Arizona, shteti i fundit i mbetur pa papërcaktuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Teksa pak kuti kanë mbetur për t’u numëruar, rezultati tashmë është i qartë. 11 votat e këtij shteti në kolegjin elektoral shkojnë për kandidatin republikan. Të 7 shtetet e lëkundura shkojnë për Trump, duke hedhur poshtë sondazhet.

Me shpërndarjen e 538 delegatëve të kolegjit, Donald Trump ka 312 të tillë ndërsa Kamala Herris 226.

Ende e papërcaktuar mbetet shumica në Dhomën e Ulët të Kongresit. Republikanët janë 5 vende larg vendeve të nevojshme për të patur shumicën prej 218 përfaqësuesish.

Teksa numërimi i votave vijon, mbeten për t’u përcaktuar edhe 17 vende në këtë dhomë, ku demokratët deri më tani kanë të sigurtë 205 vende.

Nëse sigurojnë edhe Dhomën e Ulët, republikanët pritet të kenë një pushtet të zgjeruar për të paktën 2 vitet e ardhshme për të vënë në zbatim axhendën e tyre, sipas premtimeve elektorale të Donald Trump, që fokusohen tek lufta kundër migracionit të paligjshëm dhe rigjallërimi ekonomik i vendit.

Presidenti aktual Joe Biden ka ftuar në takim pasardhësin e tij në zyrën ovale të Mërkurën.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin e tij social Truth, Donald Trump hodhi poshtë zërat për përfshirjen e dy figurave të administratës së tij të parë ish-Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo apo ish-ambasadores në OKB në kabinetin e ri.

Senatori i Floridas Marko Rubio po përflitet gjithnjë e më shumë në media për postin e Sekretarit të Shtetit, Richard Grenell si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Michael Waltz si sekretar Mbrojtjeje. Megjithatë, në shumicën e rasteve parashikimet e mediave nuk ecin me Donald Trump.

Tv Klan