Mëngjesin e kësaj të marte në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan i ftuar ishte ambientalisti Sazan Guri. Kësaj here Sazan Guri nuk u ndal as për kauzat e as për mjedisin e historinë, por tek gratë shqiptare.
Sipas tij gratë e sotme shqiptare kanë një ndryshim të madh me ato të viteve më parë, normalisht këtu kanë ndikim dhe kushtet në të cilat ndodhet shoqëria jonë, e destinuar gjithnjë e më tepër globalizmit. Edhe pse traditat dhe mentalitetin i shoqërisë sonë të para disa viteve gjykohet për prapambetje, e mos respekt ndaj gruas, ambientalisti jep një analizë krejt ndryshe.
Sazan Guri thotë se gruaja ishte embrioni i shoqërisë e familjes, prandaj kur burrat “e moçëm” ecnin para e gratë mbrapa, bëhej vetëm e vetëm për të treguar kujdes e mbrojtje ndaj partnereve. Por, kur vinte puna tek vizitat tek shtëpia e mikut gruaja ecte gjithmonë para. Kurse sot duket se është kthyer e kundërta.
Sazan Guri: Gruaja shqiptare ka pasur një lloj tipizimi deri në hyjneshë dhe prandaj quhej zana e zonja e shtëpisë që mbante vatrën dhe fëmijët. Gruaja ishte aktiviteti, ishte embrioni, prandaj dhe ne sot po të vesh re gratë shqiptare thonë që shoqëria shqiptare ishte e prapambetur sepse gruaja ecte mbrapa e burri para. Ndërkohë që nuk e kuptonin që burri ecte para për të ruajtur embrionin.
Aldo: Profesor ti e ke parë edhe tani, gruaja para e burri mbrapa.
Sazan Guri: Ai burrë atëherë që e linte gruan mbrapa e bënte për të pësuar rrezikun i pari vetë, kurse kur hynte tek shtëpia e mikut, futej gruaja para. Ndërsa sot ndodh shpesh herë që futet burri para./tvklan.al