Manchester United prezantoi projektin e stadiumit të ri me 100 mijë vende, më i madhi në vend. Klubi anglez bëri të ditur se shtëpia e re e “djajve të kuq” do të vendoset në zonën ku ndodhet Old Trafford.

Rinovim do të pësojë e gjithë lagjia në bashkëpunim me qeverinë britanike në një projekt që do të kushtojë 2 miliardë Paund sipas mediave vendase. Mbi 17 mijë njësi banimi do të ngrihen, duke gjeneruar 92 mijë vende pune.

7.3 miliardë Paund përllogariten të ardhurat vjetore nga ky projekt i konceptuar nga studio arkitekturore “Foster Partners”. Parashikohet që punimet të zgjasin 7 vjet, duke larguar kështu Manchester United nga stadiumi ku luajnë prej 1910-ës drejt një arene ultramoderne.

Tv Klan