Kur bëhet fjalë për ndryshimet e papritura, apo të padëshiruara menjëherë në mendje na shkon ndryshimi që duhet bërë në garderobë, e aq më tepër se si do dukemi në sytë e të tjerëve.

I ftuar në studion e “Shije Shtëpie” stilisti Niko Komani tregoi disa “truke”, se si të kamuflojmë kilet e tepërta, apo dhe asimetritë e padëshiruara.

Katerina Trungu: Për forma mbi masën “large”, që janë pak kilogramë më tepër seç duhet, çfarë duhet të bëjmë?

Niko Komani: Mos vishni “oversize”! Mos vishni “tubino” sepse ngjani si sallam. Pra duhet gjetur një e mesme e lartë.

Katerina Trungu: Po çfarë të veshim? Unë e shkreta vesh gjithë kohën “oversize” e them që të mbuloj, pastaj kur vesh ndonjë gjë të ngushtë më thonë “po hë se nuk qenke aq shumë”, pastaj kur kthehem në profil prishet muhabeti.

Niko Komani: Tek veshjet duhet që të ekzistojë gjithmonë ai iluzioni optik. Pra ne mund të kemi prerje asimetrike, për meshkujt të paktën nëse veshin një jelek, e shikoj tek vetja kur marr disa kile të tepërta dhe dua që të vesh një ngjyrë të hapur, vë gjithmonë një jelek. Pra e kufizoj, i vë korniza trupit tim, vizualisht të paktën. Të gjitha këto gjëra janë disa teknika që një stilist mund të të ndihmojë./tvklan.al