Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë, që tani ofron shërbime shëndetësore për rreth 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, por edhe për turistët
Bëhet e ditur se për herë të parë në këtë strukturë spitalore është hapur Klinika e Rehabilitimit për pacientët me sëmundje kronike pulmonare si dhe pas 6 vitesh, edhe shërbimi i Reanimacionit i pajisur me aparatura të reja dhe kanë filluar operacionet e para në Nëntorin e vitit të kaluar.
Një pikë kryesore është edhe fluksi i turistëve që ky spital përballon nga muaji Prill-Tetor. Po ta llogarisësh ka 18,500 urgjenca gjatë një viti, teksa konsultat pastaj llogariten tek 29-30 mijë konsulta që bëhen në vit.
/tvklan.al