Në prag të nisjes së sesionit të ri kuvendor, Grupi Parlamentar socialist është mbledhur këtë të hënë për herë të parë nën drejtimin e kryetarit të ri, Niko Peleshi.
Përveç tërheqjes së vëmendjes për të qenë të pranishëm në çdo mbledhje komisioni dhe seance plenare, në mbledhjen e parë për këtë sezon të ri politik është folur dhe për kursin që do të ndjekë shumica, e cila sipas Peleshit, duhet t’i përgjigjet me reciprocitet aksionit opozitar.
Për këtë çështje, por dhe për strategjinë e komunikimit që PS do të ndjekë deri në afrimin e fushatës zgjedhore, deputetët socialistë do të zhvillojnë me kryeministrin një mbledhje informale, me të njëjtin format që u mblodh kabineti qeveritar të dielën në Dajt.
Tv Klan