Mbrojtësi i Anglisë, Marc Guéhi, foli për Tv Klan, pas humbjes në finalen e Europianit ndaj Spanjës.
Guehi i kërkoi falje tifozëve, ndërsa pranoi se Spanja ishte skuadra më e mirë. Sipas tij, e vetmja gjë që i duhet Anglisë, është që të mësojë si fitohet një finale.
“Është e vështirë për të gjetur fjalët. Është zhgënjyese për Anglinë dhe tifozëve. I kërkojmë falje tifozëve për humbjen. Spanja ishte skuadra më e mirë.
Duhet të mësojmë si të fitojmë në një finale. Këtë të mësojmë dhe më vonë do të jemi të lumtur.”, u shpreh Guehi. /tvklan.al