Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

France

Sulm me thikë në Francë, 37-vjeçari që pritej të dëbohej vret kalimtarin

Sulm me thikë në një treg në qytetin e Mulhouse në Francë. Një 37-vjeçar algjerian vrau një kalimtar dhe plagosi dy policë bashkiakë. Sipas autoriteteve, agresori bërtiti “Allahu Akbar” para se të niste sulmin brutal. Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi sulm terrorist ngjarjen dhe shprehu solidaritet me familjen e viktimës dhe të plagosurve. Ai tha...

Shkurt 22, 2025

Gjyqi i Gisele Pelicot, disa prej përdhunuesve lirohen pak javë pas dënimit

Vetëm pak javë pas gjyqit që ndezi Francën, të dënuarit për abuzimin seksual të Gisele Pelicot tashmë janë të lirë dhe i janë rikthyer jetës normale. Gjyqi që zgjati për muaj të tërë ka hyrë në historinë e Francës si çështja më famëkeqe e abuzimit seksual dhe u mbyll në dhjetorin e vitit që lamë...

Shkurt 17, 2025

Tronditet Franca! Hidhet granatë në një lokal të mbushur plot me njerëz

Një granatë është hedhur në një lokal të mbushur plot me njerëz në qytetin Grenoble në Francën juglindore. Si pasojë e ngjarjes, 12 persona janë plagosur, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje kritike.

Shkurt 13, 2025

37-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e trenit në Francë

Një 37 vjeçar i quajtur Sabit Haxhiaj është gjetur i pajetë në një stacion treni në Strasburg. Siç raporton Rue89Strasbourg, i ndjeri me origjinë nga Kosova, flinte në një strehë që e kishte ngritur vetë. Mësohet se ai që kishte njoftuar autoritetet është një mik i tij, i cili kishte kaluar natën me të. Teksa...

Shkurt 3, 2025

Colturi, tjetër rezultat në Kupën e Botës

Lara Colturi është renditur e gjashta në garën e slalomit e mbajtur këtë të enjte në Francë. Skiatorja e Shqipërisë dha një tjetër rezultat në Kupën e Botës që e mban mes më të mirave. Në zbritjen e dytë ajo dha kohën që e ngjiti në klasifikimin përfundimtar. Tani Lara Colturi do të përgatitet për...

Janar 30, 2025

Mundësit kuqezi marrin medalje në Francë

Mundja shqiptare po jep rezultat edhe në 2025. Shermen Valijev dhe Zelimkhan Abakarov morën medalje në turneun ndërkombëtar Honri Dëglan i zhvilluar në Francë. Valijev fitoi të artën në peshën deri 74 kilogramë në stilin e lirë, ndërsa Abakarov argjend deri 65 kilogramë. Mundja shqiptare vitin e kaluar pati disa arritje të rëndësishme mes tyre...

Janar 19, 2025
Jean-Marie Le Pen

Ndahet nga jeta themeluesi i të djathtës ekstreme në Francë

Jean-Marie Le Pen, ish-udhëheqësi i Frontit Kombëtar dhe themeluesi i të djathtës ekstreme në Francë, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare. Ai është babai i Marine Le Pen, e cila drejton të djathtën ekstreme franceze. Jean-Marie Le Pen tronditi establishmentin politik francez në vitin 2002 kur arriti në balotazhin presidencial kundër Jacques Chirac. Pas...

Janar 7, 2025
Sarkozy

Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të shkojë gjyq sot pas skandalit të madh politik, ku ai akuzohet si përfitues i miliona Eurove të fituara në fushatën e paligjshme elektorale të financuar nga regjimi i ish-diktatorit të ndjerë Muammar Gaddafi. Në këtë gjyq historik, krahas ish-Presidentit të djathtë francez, janë të akuzuar gjithashtu dhe 12...

Janar 6, 2025

Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Francës vizitojnë Damaskun

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës thanë se duan të krijojnë raporte të reja me Sirinë dhe bënë thirrje për tranzcion paqësor, teksa gjatë vizitës në Damask u takuan me liderin e ri de facto Ahmed al-Sharaa në emër të Bashkimit Evropian. Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, janë...

Janar 3, 2025
Micro Credit Albania

I dënuar në Francë, prokuroria kalon në “sitë” dhe kërkon sekuestrimin e disa pasurive të tij

Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme të një personi të dënuar jashtë vendit për trafik lëndësh narkotike. Organi i akuzës thotë se ka konfirmuar se Elton Arkaxhiu ka qenë dënuar në Francë ndërkohë që në vitin 2011 ka qenë i proceduar për pastrim parash. Për këtë arsye në sitë kanë kaluar...

Dhjetor 28, 2024