Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se Kosova nuk është parakushti i vetëm në rrugën e Serbisë drejt BE-së, pasi ka rëndësi edhe zbatimi i ligjeve në luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Edhe pse nuk ka dhënë afate kohore se kur pret të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se duhet një zgjidhje e qëndrueshme dhe realiste në përputhje me ligjin ndërkombëtar të BE-së.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e përshtatur dhe jo për të krijuar ndonjë precedent, por për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së”, ka theksuar komisioneri për zgjerimin.

Klan Plus