Komisioneri Europian për Zgjerim Në BE-së, Johannes Hahn, me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter uroi miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë, duke e cilësuar si një ditë të madhe për Shkupin:
“
Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup, uroj të gjithë ata që vendosën të ecin drejt rrugës së BE-së. Pres që të respektohet vendimi i lirë i të gjithë deputetëve, veçanërisht i atyre që kaluan rreshtin sonte. Kemi nevojë për qëndrime shtetërore, jo lojëra partiake”–
u shpreh komisioneri për zgjerim Hahn.
A great day for #democracy in #Skopje 🇲🇰! I congratulate all those who decided to walk on along the #EU path. I expect that the free choice of all MPs is fully respected, especially of those who crossed the aisle tonight. We need statesmanship, not party-games.
— Johannes Hahn (@JHahnEU) October 19, 2018
“Një votë, një hap i madh drejtë afrimit të marrjes së vendit që i’u takon në komunitetit tonë transatlantik”-
ka shkruar Donald Tusk në gjuhën maqedonase në llogarinë e tij të Twitter.
Еден глас еден голем чекор поблиску до заземање на местото кое ви припаѓа во нашата трансатлантска заедница.
— Donald Tusk (@eucopresident) October 19, 2018
Gjithashtu urimet kanë ardhur edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“
Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në # NATO”.
I welcome the vote by parliament in #Skopje on the proposed constitutional changes. It’s up to the government & political leaders to complete national procedures on the name agreement & seize this historic opportunity to bring the country into #NATO.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 19, 2018
/tvklan.al